Obama premton të mbyll Guantanamon: Miliona dollarë dëm

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se do të bëjë çdo përpjekje për të mbyllur burgun ushtarak në Gjirin e Guantanamos në Kubë.Këtë deklaratë ai e bëri sot në një intervistë në CNN, ku tha se burgu vazhdon “të frymëzojë xhihadistët dhe ekstremistët në gjithë botën”.Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë miliona dollarë për çdo të burgosur që mbahet atje dhe tha se ekzistenca e këtij burgu bie ndesh me vlerat e Shteteve të Bashkuara.Dje, Departamenti i Mbrojtjes tha se kishte kthyer katër të ndaluar afganë që mbaheshin në Guantanamo.