Poezia e Visar Zhitit për të birin: Bëhu ç'të duash, por bëj vetëm mirë
Nuk e kishte menduar që jeta do ti merrte padrejtësisht në moshën më të bukur, gjënë e tij më të shtrenjtë, djalin dhe fëmijën e vetëm.Poeti dhe shkrimtari disident, Visar Zhiti, në një nga librat e tij të botuar i kishte kushtuar gëzimit të jetës një poezi, ku mes rreshtash përcjell porositë për të birin.“Bëhu ç’të duash, biri im, por i dashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them, unë do mundohem. Bëjvetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të të shkelin”shkruan Zhiti.Familjarë, të afërm, miq edhe shokë e kanë përcjellë për në banesën e fundit mes lotëve e dhimbjes 19-vjeçarin Atjon Zhiti, i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e 20 dhjetorit, teksa motori me të cilin udhëtonte sëbashku me shokun e tij u përplas me trafikndarësen në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të QTU.Pas homazheve në nderim të të riut, arkivoli me trupin e pajetë të 19-vjeçarit është nxjerrë në krahët e miqve dhe të afërmve të tij.Të afërm, shokë dhe miq, vendosën kurora me lule dhe u përkulën me nderim përpara trupit të pajetë të të riut, i cili u përcoll mes dhimbjes e lotëve për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në kryeqytet.Poezia e Visar Zhitit shkruante për të birinBir, i vogli im, i bukuri, degë egjelbër krahu yt, që më futet në ëndrra, rritu sa më parë dhe qofsh fëmijëpërherë… e di ç’do të bëhem kur të rritem?… bëhu ç’të duash, biri im, por idashur patjetër siç je, i bukur, i bukur siç je! Ç’të të them, unë do mundohemtë hap rrugën të gjesh vetveten, pa të të ngacmuar, por dhe ti mos ngacmo kënd.Apo është e pamundur, duhen ditur të gjitha, por nuk duhen bërë të gjitha. Bëjvetëm mirë, bir, kjo është e mundur. Pa shkelur mbi të tjerët dhe mos lër të tëshkelin. Edhe përsosmëria jote është e mundur, si gdhëndja, hiq të tepërtat dhe jeta është e vetmja pasuri, shërben për ëndrrën dhe ëndrra për jetën, ndoshtajanë e njëjta gjë. Po, kur të ecësh, bir, lër gjurmë që t’u ngjajnë atyrevizatimeve të zemrave që bën ti, ec dhe ec dhe shto zemrat… Dhe vizatoje ëndrrën tënde.Bir, rritmë dhe mua, gëzimin timsidomos, mendjen dhe shpirtin, se ti je dhe ati im njëkohësisht dhe unë lutemfshehurazi për ty, pa më parë, në shqipen e vjetër “At’jon…”, ashtu siç ke dheemrin.Deti, bir. Më josh, është siç kaqenë, që kur u krijua bota, i natyrshëm, po ato dallgë, po ajo mërmërimë epërjetëshme, seç të thonë, dëgjoje, është një kumt ujrash i pambarim, ashtuqofsh dhe ti në shpirt, i madh, pafund.Nja dy peshkatarë zbritën nga varka afër dhesollën peshkun e porsazënë. E shisnin. U grumbulluan njerëz. Një peshk lëvrinteende mbi rërë, ishte gjallë dhe ti, bir, i kërkove mamit që që të ta blinte.Shpejt lekët, ma, s’kishe durim, hape çantën. Dhe me ta marrë peshkun e gjallë,me gojën të çare e të përgjakur nga grepi, vrapove drejt dallgëve dhe e hodhenë det. E pe tek ikte i lirë, pastaj u ktheve nga ne i qetësuar.Unë pashë time shoqe në sy. Ajo më puthilotët, që nuk i fsheha dot.Fati i atij peshku… i ngjashëmme… mbase … e jo vetëm…