Rama “frikëson” socialistët, 30 minuta serum në spital, i ra tensioni në Burrel
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka pasur luhatje tensioni gjatë vizitës së tij në qytetin e Burrelit dhe për këtë ka marrë një serum në spitalin e këtij qyteti.Partia Socialiste përmes një njoftimi zyrtar thekson se mjeku i Spitalit të Burrelit Hasan Ceni konfirmon se pas një trajtimi të shkurtër me serum gjendja shëndetësore e kryesocialistit Rama është stabilizuar.Sipas PS-së, aktualisht kreu i saj ka filluar takimin e planifikuar me mjekët e spitalit të Burrelit, në kuadër të javës së shëndetësisë.“Më pas axhenda e tij do të vazhdojë me takime po në qytetin e Burrelit dhe në orët e pasdites në Tiranë” thuhet në deklaratën e PS-së.Ndërkohë që menjëherë pas kthimit në Tiranë, vetë Rama në rrjetin social twitter është shprehur “Ndjese atyre qe u shqetesuan nga nje lajm i deformuar per shendetin tim qe mori dhene!Asgje serioze.Pas takimit ne Burrel jam ne zyre ne PS”.