MPJ dënon provën bërthamore të kryer nga Koreja e Veriut

Ministria e Jashtme shqiptare dënon ashpër provën bërthamore të kryer ditët e fundit nga ana Koreja e Veriut.Në një deklaratë për shtyp, MPJ thekson se autoritetet  koreano-veriore vazhdojnë të injorojnë thirrjet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar për dhënien fund të këtyre provave si dhe të shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, lidhur me këtë çështje.“Ministria e Punëve të Jashtme, duke dënuar këtë akt, i bën thirrje Qeverisë koreano-veriore që të ndërpresë menjëherë këto veprime, të cilat janë provokime të rënda  dhe që ndikojnë negativisht në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë” thuhet në deklaratën e MPJ-së.