Komisioni i sigurisë kalon ligjin për armët, PS: Pse sillet para fushatës
Komisioni i sigurisë miraton në parim vetëm me votat e mazhorancës ligjin për armët.Mbledhja e komisionit u shoqërua me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës.Deputetët e PS-së, u deklaruan kundër këtij projektligji, duke kundërshtuar pajisjen me armë të ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, gjyqtarëve, prefektëve, kryeprokurorit etj.Ata kanë kërkuar shpjegime, se përse një projektligj i tillë sillet për kalim në komision me kaq urgjencë, pikërisht në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit."Pse ligji po sillet me urgjencë në prag të fushatës elektorale?. Cilat janë arsyet që ju bëjnë të pajisni me armë deputetët?.Kërkojmë që neni 18 që lejon mbajtjen e armëve nga deputetë dhe ministra të hiqet nga projektligji” thanë socialistëtNdërsa deputetët demokratë u shprehën se ligji nuk cënon askënd dhe është sipas direktivave evropiane dhe si I tillë duhet të mbështetet nga opozita.Ndërsa Zv.ministri i brendshëm Arben Ristani ka theksuar se ligji për armët nuk ka lidhje me zgjedhjet e 23 QershoritPr/ligji “Për armët”, synon të rregullojë kushtet për blerjen, mbajtjen, prodhimin, tregtimin, shitjen, por edhe kushtet per pajisjen me to te personave te vecante, si deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm zv/ministra, prefektë, kryetarë të qeverisjes vendore, gjyqtarë, etj.