Kampi me kosovarë në Gjermani: Në tendë, po më mirë se në Kosovë
Nuk ka të ndalur trendi i ikjes së qytetarëve nga Kosova, që shpresojnë se në Perëndim i pret një jetë më e mirë.Në një kamp në Karlsrue të Gjermanisë, ku ka kosovarë dhe azilkërkues nga vendet e tjera të botës, ata jetojnë në një tendë.Një i ri nga Ferizaj ka rrëfyer ekskluzivisht për Telegrafin se si janë kushtet aty dhe pse është larguar nga Kosova.“Kushtet janë pak të dobëta për të fjetur, por ushqimi është shumë i mirë. Tualetet dhe dushet për pastrim janë të mirë. Probleme të mëdha nuk kemi. Nuk kemi probleme as të dalim nga kampi, e as nga sigurimi. Të gjithë kanë sjellje korrekte me neve”, thotë ai.Ai tregon se numri më i madh i të vendosurve në ketë kamp është nga Komuna e Ferizajt, por ka edhe të qyteteve të tjera.“Në kampin në të cilin jemi vendosur ka emigrantë prej çdo shteti. Ato çfarë kanë shkruar disa media janë gënjeshtra. Probleme nëpër këto kampe nuk ka”, ka treguar ky i ri i cili ka emigruar në Gjermani për kushte më të mira dhe për shkak të papunësisë në vendlindjen e tij./telegrafi/
