OSBE e matur për 21 janarin, Wollfath: Vendimi për pafajësi mund të apelohet

Pandëshkueshmëria për ata që u vranë në bulevard është e disktueshme, por vendimi mund të apelohet. Ky është qendrimi që shpreh Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth lidhur me vendimin për pafajësi për 2 të pandehurit e ngjarjes se 21 janarit.“Sigurisht që gjykatat duhet të marrin vendime bazuar në shtetin e së drejtës. Simpatizohem me ndjenjat e viktimave të familjeve dhe pandëshkueshmëria në rastin e njerëzve të vdekur në rrugë, është një gjë që mund të vihet në diskutim. Sigurisht që ne duhet të shohim arsyetimin e vendimit të marrë nga gjykata. Gjithashtu mesa kuptoj, ekziston ende mundësia e apelimit të këtij vendimi dhe ne si prezencë e OSBE-së do t'a ndjekim nga afër” tha ai.Deklaratat Ambasadori Wollfart i bëri pas një takimi me kryetaren e KQZ-së Lefteri Lleshin dhe nënkryetarin e këtij institucioni Denar Biba. Kreu i prezencës së OSBE-së tha se biseda u fokusua tek përgatitjet e zgjedhjeve dhe zbatimi i projekteve për numërimin elektronik etë votave dhe verfikimin elektronik të zgjedhjeve.“Të pasurit e një rregulloreje të brendshme të KQZ-së është një gjë shumë e rëndësishme dhe ne pikërisht donim të theksonim rëndësinë e kësaj rregulloreje dhe njëkohësisht duke ardhur dhe me ftesën për mbështetje në këtë proces. Përveç kësaj, ne ishim këtu për të parë situatën ku jemi me përgatitijen e zgjedhjeve. Ndër të tjera, për të parë dhe statusin e përgatitjeve të dy projekteve të rëndësishme, të numërimit dhe votimit elektronik. OSBE do të vazhdojë të bashkëpunojë me KQZ-në për trajnimin e komisionerëve të niveleve të dyta” deklaroi kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë.Ky është takimi i dytë që Ambasadori Wollfarth zhvillon me kryetarin dhe nëkryetarin e KQZ-së.