"21 Janari", gjykata zbardh sot vendimin

Gjykata e Tiranës do të zbardhë sot në orën 15:30 vendimin që i dha pafajësinë dy të akuzuarve për vrasjen e 4 protestuesve më 21 Janar.Gjykata pritet të shpjegojë sot arsyet se përse i shpalli të pafajshëm, kreun e gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo.Paraprakisht është mësuar se në argumentimin e gjykatës thuhet se akuza e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy të akuzuarve të prokurorisë nuk qëndron në mënyrën se si është formuluar nga prokuroria, atë për dashjen e të pandehurve për të vrarë.Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar 48 vjet burg për dy të akuzuarit me argumentinin se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit  dhe për këtë arsye kërkoi 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.Ndërkohë më 7 Shkurt, trupa gjysësore e kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha shpalli të pafajshëm ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo.