Tiranë, sekuestrohet arsenal armësh, arrestohet poseduesi
Policia e kryeqytetit ka sekuestruar një arsenal armësh ndërsa ka arrestuar edhe 40-vjeçarin Adnand Qorri.Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit në afërsi të rrugës "Mihal Grameno" janë gjetur 2 pistoleta, disa krehëra metalike me fisheke model 56 kaliber 7.62 mm, 1 armë zjarri automatike Model 56 kaliber 7.62mm, disa gëzhoja Model 56 kaliber 7.62 me kapsollë të plasur,1 fishekë armë gjahu kalibër 12 mm me gezhojë plastike, 4 krëhëra pistolete pa fisheke dhe 25 fishekë pistolete model 56, kalber 7.62 mm.Gjithashtu policia ka sekuestruar një automjet tip "Nisan" me ngjyre gri me targa TR4562I, në pronësi të shtetasit Adnand Qorri, i cili nuk ka dokumentacionin përkatës.Materialet hetimore në ngarkim të tij, do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për konsumim të veprës penale të Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.Ndërkohë në kuadër të operacionit policor "Tuneli", është arrestuar 18-vjeçari Klaudio Dervishi pasi në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Jorenin De Rada", gjatë kontrollit personal i është gjetur në pjesën e brëndshme të pantallonave një qese si ajo e farmacise me lëndë të dyshuar Kanabis Sativa, me peshe 5 gramë me gjithe amballazh.Ndërsa, gjatë kontrollit të banesës se tij, i'u gjet një qese, ku brenda saj u gjeten 22 qese si të farmacise me lende narkotike te dyshuar Kanabis Sativa, me peshë 100 gramë.Gjithashtu policia ka arrestuar edhe shtetasit Roland Daci 28 vjec dhe Luan Faja 41 vjeç pasi në ngarkim të tyre, ka depozuar kallzim penal një shtetase e cila pretendon se është shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në qytetin e Tiranës, për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt një pagese, me shtetas të huaj.Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes, si dhe për dokumentimin ligjor të kësaj çështjeje.Gjithashtu policia e Tiranës ka arrestuar edhe shtetasin e shpallur në kërkim Elvis Petrit Babaliu, 27 vjec pasi akuzohet për "Vrasje me dashje" e mbetur ne tentative e "Armembajtje pa leje".Pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres me Vendim-Penal Nr.623, date.07.10.2012, ndaj shtetasit te lartepermendur ka dhene masen e sigurimit "Arrest ne Burg".