“Gërdeci”, sot jepet vendimi nga Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit pritet të japë sot vendimin për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit.Vendimi u shty seancën e kaluar me arsyetimin se dosja e kësaj çështje është shumë voluminoze dhe shqyrtimi i saj kërkon më shumë kohë.Të pranishëm në seancë përveç medias pritet të jenë edhe familjarët e viktimave të tragjedisë sëGërdecit, të cilët e kanë ndjekur proçesin si në Shkallën e Parë ashtu edhe në Apel, si dhe avokatët mbrojtës të të pandehurve.Shqyrtimi i dosjes “Gërdeci” në Gjykatën e Apelit nisi më 31 tetor të vitit 2012. Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës. Sipas prokurorëve të Apelit, të akuzuarit Ylli Pinari, Dritan Minxolli, Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeçi dhe shoqëria “Albademil” sh.p.k. kanë konsumuar veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”.Ndërkaq më 12 mars 2012 Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 29 të akuzuarit e çështjes së “Gërdecit”, duke dënuar me 18 vjet burg ish-kreun e kompanisë MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës, Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish- administratorin shqiptar të “Albademil” sh.p.k, Mihal Delijorgjin.Vendimi që pritet të shpallet sot është i formës së prerë, çka do të thotë që është i ekzekutueshëm menjëherë pas shpalljes.Më 15 mars 2008 shpërthimi në një fabrikë të çmontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë, rreth 300 të plagosur dhe dëmtimin e dhjetra shtëpive.