Vlorë, policia prangos anëtarin e një bande italo-shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 17:03
Policia e Vlorës ka bënë në pranga anëtarin e një bande italo-shqiptare. Shtetasi i shpallur në kërkim, Martin Sheko është arrestuar gjatë ditës së sotme në sajë të një operacioni të bluve të Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Tiranës.Policia e Vlorës bën me dije se i ndaluari, Martin Sheko, është pjesë e një organizate shqiptaro-italiane me drejtues Ilia Prendi. Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorirsë për ndjekje të mëtejshme të rastit.