Biberaj: Kryeministri la 8 vjet pa punë të rinjtë, tani do t’i punësojë në rrugë informale
Fryma e Re Demorkatike zhvilloi sot një takim me qytetarët e Bilishtit në Devoll.Në takim mori pjesë nënkryetari i FRD Aleksandër Biberaj i cili u shpreh përpara të pranishmëve se politikanët që përfaqësojnë FRD e kanë fuqinë e tyre tek qytetarët dhe jo tek sallonet.Duke folur mbi çështjen e 21 janarit, Biberaj u shpreh se ajo ishte një krim shtetëror dhe se FRD do të vërë drejtësi në 24 qershor kur të jetë forcë vendimmarrëse ne politikë dhe qeverisje.Misioni i FRD-së, tha Biberaj, është reformimi i së djathtës shqiptare.“Lufta jonë është me lidershipin e PD-së, i cili ka rrëshqitur nga e majta dhe e ka zhytur vendin në korrupsion”theksoi ai.Duke iu përgjigjur nismës së kryeministrit për heqjen e taksave të punësimit 3 vjet ndaj të rinjve Biberaj e përshkroi si një premtim elektoral të kryeministrit, duke e akuzuar se jo vetëm i ka lënë 8 vjet pa punë të rinjtë shqiptarë, por tani kërkon tu heqë edhe të drejtën e pensionit dhe ti punësojë në rrugë informale.Ndërsa në lidhje me gërmimet në Korcë për zbulimin e eshtrave të ushtarëve grekë, Biberaj tha se këto janë histori të vjetra dhe se duhet te jemi kujdesshëm e të shfaqim vlerat patriotike kurdoherë.