Dita kombëtare e Serbisë, ceremoni e veçantë nga Ambasada e saj në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 22:59
Miqësia me Serbinë dhe dëshira për tu integruar sa më shpejt në BE, kanë qënë të përbashkëtat e të ftuarve në festën kombëtare të Serbisë. Ambasada e Serbisë në Shqipëri ka organizuar një pritje me rastin e 15 shkurtit, ditës kombëtare të saj. Ambasadori serb Miroljub Zariç, i cili është Ambasadori i parë i Serbisë në vendin tonë, theksoi rëndësinë e kësaj date për të gjithë popullin serb.Ambasadori Zariç, mirëpriti ndër të tjerë ambasadorin e OSBE Eugen Wolfarth dhe ambasadorin e BE Ettore Sequi, duke theksuar më pas rëndësinë në integrimin sa më të shpejt në BE. Kjo festë shtetërore dhe fetare mblodhi shumë diplomatë, Ministra, deputetë, akademikë, personalitete nga fusha e kulturës, artit dhe medias.