Reshjet e borës në Skrapar, bllokohen rrugët rurale, probleme edhe me energjinë
Rreshjet e borës të rëna me intensitet gjatë ditëve të fundit kane shkaktuar bllokimin e shumë rrugëve rurale në Skrapar. Gjithë teritorri është mbuluar nga bora në zonat malore, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe reshjet e shiut që kanë shkaktuar vërshimin e ujrave të larta.Sipas informacioneve më të fundit nga Këshilli i qarkut, ditët e fundit situata është rënduar me vërshimin e ujrave, rrëshqitje dherash, bllokim të veprave të artit, si puset, ura e kanale.Rrugët më problematike janë ato Corovodë-Gjerbës, Qafa e Devrisë Leshnje, dhe Corovodë-Potom. Në këto rrugë mësohet se trashësia e borës mësohet se ka shkuar nga 30 deri në 60 centimetra dhe për momentin janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.Drejtori i Koordinimit dhe Zbatimit të Strategjive Rajonale e Emergjencave, Bledar Blana, bëri të ditur situatën e krijuar.Problematike paraqitet situata në kushtet ku institucionet vendore nuk disponojnë mjete për hapjen e rrugëve, po kështu ndërmarrjet e rrugëve Berat dhe Skrapar kanë mungesa mjetesh të rënda si fadroma apo mjete vetshkarkuese.Si rezultat i reshjeve të mëdha të borës probleme jan shkaktuar dhe me disa shtylla të tensionit të lartë, çka ka sjellë errësirë për një kohë të gjatë.