Projekti TAP, nënshkruhet në Athinë marrëveshja mes 3 shteteve

Nënshkruhet  në Athinë marrëveshja ndërmjet Shqipërisë- Greqisë dhe Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP).Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto,së bashku me ministrat e Greqisë dhe Italisë kanë nënshkruar marrëveshjen  e bashkëpunimit ndërmjet 3 vendeve për zbatimin e projektit TAP.“Marrëveshja përcakton bashkëpunimin mes tre shteteve për projektin e gazëjellësit TAP. Shqipëria ka mundësi që të furnizoheet me gaz të lirë përmes  këtij projekt i cili do të sjellë 2 miliardë dollarë investime dhe 20 mijë qytetarë të punësuar në vendin tonë” ka theksuar  Haxhinasto.Gazësjellësi TAP është një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë.Ky projekt veçanërisht për Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit.Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.