Olldashi: Ndërtimi i Unazës së madhe, zgjidhja e trafikut në kryeqytet
Unaza e madhe është duke marrë jetë dhe do të shpëtojë Tiranën nga trafiku i lartë i automjeteve, duke shmangur kalimin tranzit në kryeqytet. Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, gjatë inspektimit të rrugës nga Sauku për në rrethrrotullimin e Qendrës TEG, u shpreh se 2.8 km të kësaj rruge janë drejt përfundimit me të gjitha standardet bashkëkohore.Ndërkohë, një sërë projektesh të tjera të Ministrisë në bashkëpunim edhe me projektet e Bashkisë Tiranë, do të fillojnë punimet për përfundimin e unazës së madhe dhe zgjidhjes së nyjes gordiane, në lidhje me trafikun e rënduar në kryeqytet.Rruga, që pritet të fillojnë punimet së shpëjti, është ajo nga qendra TEG deri tek ura e Brarit me një gjatësi prej 9.2 km dhe do të kushtojë 60 milion euro.