Bujqësia, Rama i përgjigjet PD-së: Në kohën e PD kishte propagandë sot punë

Maminas- Si për tiu përgjigjur kryetarit të PD, kryeministri Edi Rama zgjodhi një biznes bashkëpunim shqiptaro-amerikan në Maminas për të thënë se qeveria që ai drejton mbështete me subvencione sipermarrjen private.Nga një biznes që meret me grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve medicinale aromatike kreu i qeverisë deklaroi se ndryshe nga dje është hapur nje kapitull i për të rritur dhe fuqizuar sipërmarjne në fshat.“E kemi mbyllyr nme lojën e subvencioneve lart e poshtë pa fatura pa llogari dhe pa asnjë vlerë të shtuar por vetëm mbijetesë e korrupsion dhe kemi hapur një kapitull të ri. Do të mbështesim rritjen dhe fuqizimin e sipërmarrjes në fshat. Duke mbështetur investime të tilla rrisim punësimin. 2500 vende pune garantohen me këtë investim” tha Rama.I nxitur nga ankesa e sipërmarësit Rama preku edhe shqetësimin që bizneset kanë nga inspektorët e tatimeve duke i kërkuar që denoncimi të bëhet me emër konkret.“Përsa i përket inspektorëve të tatimeve ju duhet të na ndihmoni duke mos lejuar që njerëz që nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë të përbashkët të vazhdojnë të hajnë në kurrizin tuaj dhe të qytetarëve. Me emër e mbiemër, jo luftë në parim”Nga Korça një ditë më parë kreu demokrat Lulzim Basha në një takim me fermerët tha se bujqësia shqiptare ndodhet para një kolapsi dhe se durimit të tyre po i vjen fundi.Sipërmarrja “ALB KALUSTYAN”, në Maminas, është një bashkëpunim i shqiptaro-amerikan që merret me grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve medicinale aromatike. “ALB KALUSTYAN” është përfitues i skemës “Mbështetje 50% e Investimit”, ku nëpërmjet bashkëfinancimit gjate 2014, ka realizuar rikonstruksionin dhe ngritjen e kapaciteteve grumbulluese, magazinuese dhe përpunuese të bimëve medicinale të prodhuara dhe mbledhura nga fermerët vendas./Oranews.tv/