Dështon që në seancën e parë bashkëpunimi PDK-LDK, bien 14 Komisionet
Që në seancën e parë plenare pas formimit të institucioneve të reja në Kosovë, ka pasur mungesë bashkëpunimi mes dy partive kryesore të koalicionit.Në votimin e Komisioneve parlamentare, pasi nuk kanë rënë dakord në parim, deputetët e PDK dhe LDK, kanë vendosur të votojnë kundër propozimit.Ndërkohë që duheshin 61 vota për të nisur ngritjen e Komisioneve, vetëm 57 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 32 të tjerë kanë votuar kundër. Në seancë u propozua ngritja e 14 Komisioneve parlamentare, 4 të përhershme dhe 10 funksionale.Opozita ka kritikuar përbërjen e tyre, me arsyetimin se ato dominohen nga deputetë të koalicionit qeverisës, duke ia bërë kështu të pamundshëm asaj funksionin e kontrollit të qeverisë.Por edhe mes deputetëve të maxhorancës, pati vërejtje për numrin e lartë të Komisioneve, por edhe për përbërjen e tyre, siç ishte vendosja në Komisionin për politikat e jashtme të personave që nuk dinin anglisht.Ndërkohë që kryetari, Kadri Veseli, i premtoi se ata që nuk dinë, do ta mësojnë.