Pengmarrje në Belgjikë, 4 persona marrin peng një person në Gent
Katër persona të armatosur raportohet të kenë marrë një peng në një apartament në qytetin belg, Gent.Rreth 30 forca speciale të policisë belge janë thërritur për të monitoruar situatën në qytetin verior.Në rrjetet sociale janë postuar pamjet e para të vendit të ngjarjes, ku shihet forcat e policisë që kanë rrethuar godinën.Banorëve të lagjes u është kërkuar të qendrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, ndërkohë që një helikopter i policisë po monitoron gjendjen nga afër.Një zëdhënës i policisë së qytetit ka konfirmuar se të katër personat kanë hyrë me dhunë në godinë, por mungon informacioni i saktë se çfarë po ndodh brenda saj.Kjo është pengmarrja e dytë e ndodhur sot, pas asaj në Australi disa orë më parë, e cila nuk është zgjidhur ende nga autoritetet.