PD:Urimi i Ramës letër nga ferri, protestat zgjidhje
Ndërsa pritet që nesër mazhoranca dhe opozita të firmosin marrëveshjen për kthimin e kësaj të fundit në parlament, PD ka paralajmëruar sërish protesta popullore.Indicien selia blu ka marrë e ka marrë nga letra e fundvitit e kryeministrit Edi Rama drejtuar qytetarëve, të cilën koordinatori për ndihmën ligjore në PD, Ervin Salianji, e cilësoi letër nga ferri.“Urimi për festat e fundvitit, është hipokrizia më e madhe që mund të ndodhë me realitetin e zymtë që e ka krijuar ai vetë, Edi Rama me politikat e represionin e tij, me shtetin policor, me rritjen e taksave, me dështimin e njëpasnjëshëm në ekonomi, me papunësinë e mjerimin që ka krijuar.Shkruan Edi Rama letra, por pensionistëve u ka hequr shpërblimin e fundvitit, nuk rrit me asnjë qindarkë të ardhurat e tyre dhe të nëpunësve, dhe nuk u dha pagën e trembëdhjetë.Firmos letra urimi Edi Rama por e ka kthyer OSHEE-, në portat e ferrit, ku asnjë qytetar nuk merr përgjigje, ku ankesat mbeten aty stok, ndërkohë që faturat abuzive dhe kamatvonesat mbi to po bëjnë kërdinë” tha ai.Sipas tij Kryeministri po inkriminon masivisht qytetarët. Po fut ndasi, duke i quajtur hajdutë të pamundurit, ndërkohë që vjedhësit më të mëdhenj të energjisë administrojnë pushtetin dhe janë drejtorët e tij.Madje siç thotë Salianji, vetë Ministri Gjiknuri është debitor.“Eshtë hipokrizi e asgjë më shumë kjo letër, kur në fakt, Edi Rama ndau 600 milionë euro me kompaninë CEZ, në një aferë të pastër korruptive kundër interesave tëshqiptarëve.Kemi sot rastin e Ministrit të Energjisë, Damian Gjinkuri. Në vitin 2010, ai ka qënë deputet, por debitor i paralajmëruar nga kompania në atë kohë, me 3 muaj pa paguar. Për Edi Ramën, ky është hajdut energjie.Sot cdo qytetar në këto kushte do të kishte përfunduar ose në errësirë, ose në burg. Por Damiani është Ministër. Dhe janë mijëra familjarë që trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, pa të drejta, pa mundësi apelimi, askush nuk dëgjon zërin e tyre” tha ai.Në përfundim të deklaratës, Salianji tha se ky Kryeministër nuk ka lënë zgjidhje tjetër për popullin përveç protestës.“Edi Rama nuk ka lënë zgjidhje tjetër, përvec protestës. Dhe protestë do të ketë, edhe më masive edhe më popullore, derisa e keqja të ndalet”.