Kapet me tritol, Berat, arrestohet 17-vjeçari, dyshime se përdorej për akte kriminale

Berat - 25 kallëpe tritoli, i janë gjetur në banesë një të mituri në fshatin Mbjeshtovë të qytetit të Beratit.17-vjeçari me iniciale A.D që vëzhgohej prej disa javësh nga blutë, është arrestuar pas kontrollit në banesë, ku përvec kallëpeve të tritolit i janë gjetur dhe 2 metër fitil, rreth 4 mijë fishekë si dhe 500 gramë kanabis.Adoleshenti po merret në pyetje pasi dyshohet se kallëpet e tritolit mund të përdoreshin nga grupe kriminale.Arrestimi i 17-vjeçarit erdhi gjatë finalizimit të aksionit "Mbjeshova"./Oranews.tv/