Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, Braçe: Të shkarkohen Milo e Kule
Kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Brace u ka bërë thirrje Institucioneve të zgjidhin paligjshmërinë duke shkarkuar nga detyra anëtarët e Këshillit Mbikqyrës, Petraq Milo dhe Dhori Kule të cilët janë të angazhuar në forumet e PD.“ Dua tu bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse të ngarkuara nga ligji për Bankën e Shqipërisë që të zgjidhin në mënyrë imediate paligjshmërinë e thellë të dy anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në detyrë. Kanë kosnumuar dhe kanë thyer të gjitha nenet të ligjit për BSH, duke u marrë aktivisht, madje duke u zgjedhur edhe në forumet drejtuese të PD. Një shkelje flagrante e ligjit. Të gjitha institucionet përgjegjëse që ngarkon ligji me këtë çështje të marrin vendimet përkatëse për ti shkarkuar nga detyra të dy anëtarët e Këshillit Mbikqyrës respektivë”Braçe tha sot në komision, ku po diskutohet mbi proçedurat për zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit, se administrata ka tejkaluar cdo afat për të propozuar emrat për Këshillin Mbikqyrës, ndërsa i kërkoi sekretarit të Kuvendit të marrë përgjegjësitë për këtë cështje dhe të nisin seancat dëgjimore për 15 kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës.“Administrata e Kuvendit ka tejkaluar çdo afat në përzgjedhjen paraprake të emrave , të bërit të njohur për ta, të datës së dëgjesës publike në Kuvendin e Shqipërisë. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të marrë përgjegjësitë dhe të organizojë sa më parë seancën dëgjimore me të 15 kandidatët e paraqitur apo që kanë aplikuar pranë Kuvendit të Shqipërisë. Dhe natyrisht u bëj thirrje depuetëve të njihen në atë seancë me profilin e secilit prej kandidatëve".Ndërkaq Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe shkarkimin e Adrian Civicit si anëtar i KM të Bnakës, i cili dha dorëheqjen 3 muaj më parë./Oranews.tv/