Një vit pasi e legalizoi, Uruguaj organizon panairin e parë të kanabisit

Të apasionuarit pas marijuanës u mblodhën të dielën në Montevideo të Uruguajit për të marrë pjesë në panairin e parë të kanabisit, një vit pas legalizimit të bimës në vend.Konferenca dyditore, e cila vazhdon edhe sot, mblodhi një numër të madh njerëzisht, si dhe ekspertë ligjorë, mjeksorë dhe bujqësorë.Njerëzit ndalonin nëpër stenda të ndryshme për të parë, nuhatur dhe vlerësuar cilësinë e rrënjëve të ndryshme të kanabisit, ndërkohë që pjesmarrësit ishin të gatshëm të jepnin shpjegime dhe informacione.Të pranishëm kishte edhe zyrtarë të qeverisë të cilët regjistronin përdoruesit dhe gjithashtu jepnin shpjegime dhe detaje për ligjin e legalizimit. Vizitorëve iu ofrohej gjithashtu mundësia që të blinin fara dhe të mësonin për kultivimin e bimës.Në vitin 2013, Uruguaj u bë vendi i parë në botë që legalizoi kultivimin, konsumimin dhe shitjen e marijuanës.Disa vende të tjera, si Kanadaja, Holanda dhe Izraeli, kanë legalizuar përdorimin dhe rritjen e kanabisit për qëllime mjeksore, dhe Holanda lejon gjithashtu edhe shitjen nëpër dyqane, por këto vende nuk e lejojnë kultivimin.Falë këtij ligji, uruguajanët mund të rrisin nëpër shtëpitë e tyre deri në gjashtë bimë, ose maksimumi 480 gramë në vit.Vendimi i marrë nga Uruguaji po ndiqet nga afër edhe nga vende të tjera në Amerikën e Jugut, ku legalizimi i disa lëndëve narkotike shihet si mënyra e vetme për t'i dhënë fund dhunës që sjell tregtia e paligjshme e kokainës.