Energjia, PD i dencon Ramës Ministrin: Gjiknuri 3 muaj pa paguar për 2010
Partia Demokratike ka denoncuar sot Ministrin e Energjisë dhe Industrisë si debitor të energjisë elektrike.Bëhet fjalë pikërisht për periudhën 2010, ku Gjiknuri ishte asokohe deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe sipas koordinatorit për ndihmën ligjore në PD, Ervin Salianji, Ministri ka tre muaj pa paguar.“Kemi sot rastin e Ministrit të Energjisë, Damian Gjinkuri. Në vitin 2010, ai ka qënë deputet, por debitor i paralajmëruar nga kompania në atë kohë, me 3 muaj pa paguar. Për Edi Ramën, ky është hajdut energjie.Sot cdo qytetar në këto kushte do të kishte përfunduar ose në errësirë, ose në burg. Por Damiani është Ministër. Dhe janë mijëra familjarë që trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, pa të drejta, pa mundësi apelimi, askush nuk dëgjon zërin e tyre” tha ai.Denoncimi i Partisë Demokratike erdhi si reagim ndaj letrës publike që Kryeministri Rama u drejtoi qytetarëve për fundvit, ku shprehte mirënjohjen për të gjithë familjet që paguajnë energjinë elektrike.Sipas PD-së,Kryeministri po inkriminon masivisht qytetarët. Po fut ndasi, duke i quajtur hajdutë të pamundurit, ndërkohë që vjedhësit më të mëdhenj të energjisë administrojnë pushtetin dhe janë drejtorët e tij.