Sot KLSH në zyrat e ALBAFILM, hetohen abuzimet e drejtorit Selimaj

Tirane- Kontrolli Lartë i Shtetit denoncon abuzime në ALBAFILM.Audituesit kanë mbërritur sot në zyrat e institucionit që varet nga Ministria e Kulturës dhe që prej një muaji e gjysëm ka emëruar Nezir Selimajn në pozicionin e drejtorit.Selimaj përvecse është vënë në dijeni për abuzimet e drejtorëve të mëparshëm në ALBAFILM ka lejuar edhe thellimin e abuzimeve duke fryrë organikën me emërime që rëndojnë në kurriz të taskapaguesve shqiptarë dhe ka mbajtur në punë punonjës që janë në hetim nga Prokuroria Shqiptare.I pyetur sot nga Ora News për dijeninë e tij ndaj abuzimeve të verifikuara nga KLSH, Nezir Selimaj u shpreh se do të flasë për publikun kur të njoftohet për shkeljet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit zyrtarisht.Selimaj pranoi se organika e ALBAFILM ka fryrje dhe se po gjatë ditës së sotme do të mblidhet bordi për të vendosur mbi lëvizjen e mundshme të punonjësve.Dhe tre drejtorët e mëparshëm të ALBAFILM janë akuzuar nga KLSH për abuzime në institucion dhe duket se Nezir Selimaj po vazhdon në traditën e tyre, duke injoruar dëmet prej dhjetra milionë lekësh që i kushtojnë shtetit shqiptar dhe xhepave të taksapaguesve.Nezir Selimaj nuk ishte në gjendje të jepte përgjigje edhe për të paktën dy punonjës të tij që janë aktualisht në ndjekje penale nga Prokuroria dhe të shpjegonte arsyet përse i mban ende në punë.Një tjetër problem në ALBAFILM është shkelja e ligjit për të dy punësuarit, gjë që edhe pse është e ndaluar drejtori Nezir Selimaj e ka lejuar që të ndodhë në këtë institucion problematik në mënyrën e menaxhimit të të ardhurave publike.Ndërkohë mësohet se Nezir Selimaj nuk ka bërë as deklarimin e pasurisë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, siç e kërkon edhe ligji, duke bërë në këtë mënyrë edhe një tjetër shkjelje. /Oranews.tv/