Dhurata të moshuarve, Angjeli në Gjirokastër: Vëmendje moshës së tretë

Gjirokastër - Më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj të moshuarve.Kështu ka pohuar nga Gjirokastra deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Anastas Angjeli, teksa ka zhvilluar një vizitë në "Shtëpinë e Jetës dhe Shpresës" në Gjirokastër, i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Flamur Bime.Angjeli ka shpërndarë për 60 banorët e moshuar të kësaj shtëpie dhurata me rastin e festave të fundvitit.E ndërtuar në vitet e monizmit, "Shtëpia e Jetës dhe Shpresës" në Gjirokastër pret të moshuar nga i gjithë Qarku i Gjirokastrës, ku vetëm vitet e fundit sipas të dhënave zyrtare, numri i tyre ka shënuar rritje me 20%.