Kryebashkiaku debitor, OSHEE tërhiqet për të verifikuar rastin e Vau Dejës

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër ka zbarkuar në Bashkinë e Vau Dejës, për ndërprerjen e energjisë së Kryebashkiakut. Sipas inspektorëve, Gjon Marku rezulton debitor, me 2 muaj fatura të papaguara në vitin 2013.Pas debatit me punonjësit e OSHEE, kryebashkiaku Marku e quan sulm politik këtë veprim, pasi sipas tij është i rregullt me pagesat e energjisë elektrike.Sipas OSHEE në sistemin elektronik, Marku rezulton debitor prej 2 muajsh, por Kryebashkiaku i dokumenton përmes librezës së dritave dhe faturave, që i ka paguar. Përballë rezistencës së kryetarit të Bashkisë, punonjësit e OSHEE u tërhoqën për verifikim të rastit.Në qarkun e Shkodres sipas listës së publikuar nga vetë OSHEE janë 3 kryetarë Komunash debitorë, Xhevat Mollca i Anës së Malit me 1 milion lekë, Lek Bibaj i Hajmelit me 740 mijë lekë dhe Rrok Dodaj i komunës Qerret të Pukës me 972 mijë lekë të reja.