FOTOLAJM/ Mustafa-Thaçi "Love Story"?! Kush është Kryeministri?

Pretendimin e ngritur të analistëve kosovarë se kryeministri i Kosovës ,Isa Mustafa, është vetëm formalisht i tillë, pasi pushteti është në duart e Thaçit të PDK e ka vërtetuar më së miri edhe seanca e sotme plenare.Nuk dihet nëse shefi i ri i qeverisë Mustafa është nga natyra xhentëllmen, por ai është fotografuar ndërsa i mbush gotën me ujë liderit të PDK-së dhe zëvendëskryeministrit e Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.Ky nuk ka qenë elementi i vetëm i seancës së sotme të Kuvendit. Mustafa ka qeshur pothuajse me secilën fjalë në formë miratimi që “Krahu i tij i djathtë”, Hashim Thaçi fliste sot në Kuvend.Edhe pse propozimi i mazhorancës për krijimin e komisioneve parlamentare dështoi sot në Kuvend, diçka e mirë nisi. Një “dashuri” Mustafa – Thaçi ,e cila vetëm disa ditë më parë ditëve ishte shumë e vështirë për tu menduar.23 4 5 6 7