INUK shkon në Udënisht të Pogradecit, banorët e presin me protesta

Banorët e Udënishtit në Pogradec protestuan paraditen e sotme kundër aksionit të INUK, i paralajmëruar për të nisur sot. Janë mbi 100 familje që preken nga aksioni i INUK në Udënisht të Pogradecit. Të mbledhur në qendër të fshatit, banorët kërkojnë që të mos u prishen banesat. Po na terrorizojnë e po na vjedhin banesat e pronat thonë banorët.