Zgjedhjet në Japoni, Kryeministri Abe krijon supermazhorancën
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, dhe koalicioni i tij, kanë fituar bindshëm zgjedhjet e përgjithshme në Japoni. Edhe vetë Abe pranoi se koalicioni i tij kishte hyrë në zgjedhje për të marrë shumicën, por nuk e kishte pritur mbështetjen e jashtëzakonshme nga ana e zgjedhësve.Vetëm një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, rezultati zyrtari tregoi se koalicioni i Abes fitoi 326 nga 425 vende në dhomën e ulët të parlamentit duke krijuar kështu një supermaxhorancë, megjithëse vetë Partia liberaldemokrate e Abes humbi katër vende duke zbritur në 291 nga 295 deputetë që kishte në mandatin e mëparshëm.Megjithë fitoren bindëse, përqindja e ulët e votuesve, 53,3%, tregoi se njerëzit nuk janë shumë optimistë për qeverinë dhe të ardhmen e vendit. Gjithsesi, kryeministri është zotuar se do të reformojë ekonominë e goditur nga deflacioni dhe popullsia e plakur."Për të rritur fitimet, duhet të rrisim besueshmërinë e politikave tona dhe t'i drejtojmë ato nga qytetari", tha Abe pas shpalljes së rezultatit.