"Mustafa kryeminister formal, PDK ka pushtetin real"
Në një intervistë për Ballkan Magazine të gazetares Linda Karadaku, në RTV Ora News analisti Seb Bytyçi tha se e priste koalicionin PDK-LDK. Për Bytyçin Mustafa është formalisht kryeministër pasi realisht pushtetin e ka sërish në dorë PDK e Hashim Thaçit.“Koalicionin e kam pritur se do të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve. Ajo që është befasuese është bashkimi i atyre partive që ndodhi për një periudhë 5-6 mujore, në një kohë që nuk ndikoi në ndryshimin e pushtetit. Është arritur rehabilitimi i SHIK-ut. Ish kreu i SHIK-ut është kryetari i Parlamentit. Kjo është shumë problematike. Ka qenë LDK që ka pasur shumë problem me SHIK, dhe është ironike që përmes koalicionit PDK arrin të rehabilitojë SHIK.Thotë se ka shumë pikëpyetje për këtë proces, pasi SHIK akuzohej dhe për vrasjen e shumë personave kyç të LDK-së.“Nuk mund ta quaj pozitive, e quaj negative rehabilitimin e SHIK dhe kjo ndodh me ndihmën e LDK-së”Bytyçi thotë se me këtë koalicion pati pakënaqësi dhe do të ketë pasoja për LDK-në.“Ka një problem si do të arsyetojë ekzistencën e vet para votuesve, kur nuk mund të thërrasë më Ibrahim Rugovën.”Analisti kosovar thotë se kriza e identiteti të LDK-së ka qenë qysh prej vdekjes së Ibrahim Rugovës, ndërsa sot flitet për një krizë reale të legjitimitetit të LDk-së e cila ka nisur të shihet me ikjen e votuesve të LDK-së “pasi deri tani LDK ka marrë vota si opozitë e PDK-së dhe elektorati ka qenë si opozitë e PDK-së.Bytyçi e mbyll analizën e tij duke thënë se “formalisht është Isa Mustafa kryeministër pasi pushtetin real e ka PDK”