Kushtetuesja rrëzon PD-në për "territorin", Rama e paralajmëroi në Twitter
Tiranë- Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për të shpallur të papajtueshëm me Kushtetutën reformën për ndarjen administrativo territoriale të njësive të qeverisjes vendore.Në vendimin publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese theksohet se "Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura nga subjektet e interesuara u vendos rrëzimi i kërkesës.Vendimi ende nuk është argumentuar nga Kushtetuesja ndërsa para se ta shpallte zyrtarisht, rreth orës 14: 50 minuta, ky vendim u njoftua nga vetë kryeministri Edi Rama rreth orës 14: 20 duke theksuar në Twitter: "Vendim i kthjellet i Kushtetuses qe vulos nje reforme historike dhe i hap rruge riorganizimit rrenjesor te territorit e sherbimeve" shkruante Rama.Ndërkaq PD deklaroi se do të ketë një reagim pasi ta ketë të zbardhur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, pritet të pasohet edhe me dekretin e Presidentit Bujar Nishani, ku do caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 2015, të cilat sipas ndarjes së re territoriale do të zhvillohet në 61 bashki.
Vendim i kthjellet i Kushtetuses qe vulos nje reforme historike dhe i hap rruge riorganizimit rrenjesor te territorit e sherbimeve #Rilindje— Edi Rama (@ediramaal) December 15, 2014
PD ka deklaruar se do bllokojë zgjedhjet Pasi rrëzoi kërkesën e parë të depozituar nga Partia Demokratike, sot Gjykata do të vendostee në lidhje me kërkesën e dytë, për të shpallur antikushtuese ndarjen e re territoriale.Demokratët argumentuan se janë shkelur 5 pika të Kushtetutës, prandaj ky ligj duhet të kthehet. Megjithatë gjykata rrëzoi kërkesën e parë për ta pezulluar ndarjen territoriale.Nga Partia Demokratike po diskutohet edhe idenë e bojkotit të zgjedhjeve, pasi selia blu refuzon zgjedhjet me ndarjen e re me 61 njësi vendore, me argumentin se i japin PS fitoren në tavolinë.Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, pritet të pasohet edhe me dekretin e Presidentit Bujar Nishani, ku do caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 2015.Lidhur me këtë vendim, sekretari organizativ i Partise Socialiste, Blendi Klosi u shpreh mbrëmë në studion e Ora News se do të ishte absurde nese reforma territoriale do të rrëzohej, por megjithatë ai theksoi se nuk pret çudira nga Kushtetuesja.“Do ta gjeja krejtësisht të pavend dhe absurd një qëndrim anti-reformës territoriale. Është një vendimmarrje që duhet të mendohet mirë nëse do të ketë goditje të saj dhe them këtë nuk mendoj se nuk do të ketë një vendimarrje negative nga Gjykata Kushtetuese. Nuk pres çudi nga Gjykata Kushtetuese” tha Klosi.