'Duetet pianistike', 150 fëmijë të shkollës "Jordan Misja" koncert për festa

Fëmijët tashmë kanë të festojnë festat e fundvitit. "Duetet Pianistike", është koncerti i cili nxori në skenë rreth 150 fëmijë të shkollës "Jordan Misja" në kryeqytet.Secili nga fëmijët kishte zgjedhur që sëbashku me mësueset të performonin një pjesë të cilën ata vëtë e kishin të parapëlqyer.Në fund të koncertit secili prej fëmijëve me emocion shprehet se kanë disa kohë që punojnë për koncertin dhe për ta gjithçka shkoi si duhet.Organizatorja e koncertit, Takuina Adami, shprehet se koncerti i cili i paraprin festave të fundvitit sjell emocione pozitive për të gjithë pjesëmarrësit që performojnë në skenë dhe është një formë që fëmijët të cilët janë nga mosha 6-18 vjeç të shfaqin aftësitë e tyre.Pas performacës së fëmijëve një juri e përbërë nga dy mesuese te muzikës u shpërndanë edhe diploma nxënësve më të mirë.