Turqi, në pranga dhjetra gazetarë kundër Erdoan
Policia turke ka bastisur një stacion televiziv dhe një gazetë vendase, të cilat kanë mbështetur qendrimet e klerikut Fetullah Gylen. Nga mediat vendase raportohen mbi 30 persona të arrestuar. Veprimet e policisë u kryen dy ditë pasi presidenti Rexhep Taip Erdoan bër të ditur se ndaj mbështetësve të Gylenit do të kishte një fushatë të re sulmesh.Policia ndërmori paralelisht aksione në disa lokacione në Stamboll dhe qytete të tjera të Turqisë. Ndër të arrestuarit ishte edhe një prej drejtuesve më të lartë të televizionit mbështetës të Gylenit, "Samanyolu" dhe disa të drejtues të gazetës "Zaman".Beteja mes Erdoanit dhe ish-aleatit të tij Gylen, i cili qendron në SHBA, vazhdon që prej mëse një viti, nga dita kur ky i fundit e ka akuzuar si përgjegjës të drejtpërdrejtë për akuzat për korrupsion ndaj disa prej njerëzve të afërt me të.Reth zyrave të televizionit "Samanyolu", disa qindra vetë ishin mbledhur për të kundërshtuar veprimet e policisë, duke shfaqur parrulla si "Shtypit nuk mund t'i mbyllet goja" dhe "Ky është fundi i demokracisë në Turqi".Pasi mori pushtetin në vitin 2002, kryeministri Erdoan ndërmori shumë reforma demokratike në vitin e parë të detyrës dhe kufizoi së tepërmi përfshirjen e ushtrisë në politikë, duke u përshkruar si shembull për demokracinë në vendet muslimane nga NATO. Megjithatë, kohët e fundit e kanë akuzuar Erdoanin për tendenca autokratike, duke ndërmarrë reforma ligjore që kanë rritur kontrollin e qeverisë ndaj sistemit gjyqësor. /Oranews.tv/