Sidnei, pas 16 orësh merr fund pengmarrja, vritet pengmarrësi dhe 2 të tjerë

Pas 16 orë ankth, ka marrë fund pengamarrje e 40 personave në një kafene në Sidnei të Australisë.Ndërhyrja e forcave speciale të policisë i ka dhënë fund pengmarrjes nga një person i identifikuar si refugjat iranian, sheik Man Haron Monis 49 vjeç.Sipas burimeve mediatike, gjatë ndërhyrjes së policisë janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, ndërsa më pas kanë ndërhyrë edhe ekipet mjekësore.Ora 16:50 Ka marrë fund pengmarrja në kafenenë në Sidnei në Australi. Pas forcave të policisë dhe pas një marrëveshje të arritur të gjithë personat e mbajtur peng janë liruar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Mediat raportua se 3 persona kanë mbetur të vdekur, ku mes tyre eshte edhe pengmarrësi.Ora 16:02 Vazhdon rrethimi i kafenesë në zemër të Sidneit ku një burrë iI armatosur vazhdon të mbajë peng prej orës 09:00 të mëngjesit me orën lokale ( ora 23:00 me orën tnë) të paktën 40 persona, mes tyre personeli i kafenesë dhe klientë të saj. Bilanci është bërë publik nga administrator Steve Loane.5 prej tyre arritën të largohen por nuk dihet nëse kishin arritur të largoheshin apo ishin liruar.Policia thotë se pengmarrësi është shtetas Iranian Man Haron Monis i cili ishte njohur nga forcat e sigurisë se kishte shkruar edhe letra kërcënuese për familjen e ushtarëve të vrarë në Afganistan.Ora 15- 10 Identifohet pengmarrësi i më shumë se 20 personave në kafeterinë e Sidnei. Sipas policisë australiane ai është Sheikh Man Haron Monis, 49 vjeçOra 15:09 Pengmarrësi i cili pretendon se ka 4 bomba vazhdon të mbajë peng më shumë se 20 persona në errësirë të plotë brenda në një kafene në Sidnei të Australisë.Pamjet  tregojnë një grua peng e cila përpiqej të komunikonte me policinë duke imituar se fyti i saj pritet, ndërsa një kanal televiziv nuk pranoi të publikojë një video ku një peng bënte public kërkesat e pengmarrësit. Dëshmitarët deklarojnë se kanë parë pengjet që dukeshin të “lodhur dhe shumë të tmerruar”Ora 08:02 Policia australiane raportoi se negociatorët kishin  hyrë në kontakte me personin e armatosur. Sipas saj, momentalisht numri i pengjeve nuk është më i madh se 30, ndërkohë që më parë disa pengje të tjerë ishin parë të largohen me vrap nga lokali dhe ishin marrë menjëherë nën kujdesin e ndihmë së shpejtë.Personi i armatosur ka hyrë në kafene rreth orës 10:00 të mëngjesit me orën lokale, pak çaste pasi kishin hyrë stafi dhe klientët e parë.Pas derës së kafenesë, disa nga pengjet po mbajnë një flamur të zi me një mbishkrim në arabisht, duke rritur frikën se bëhet fjalë për një sulm të militantëve islamikë.Ndërkohë që mediat australiane kanë raportuar pas bisedës me dy pengje të liruar se personi i armatosur pretendon se ka vendosur katër bomba gati për shpërthim: dy brenda kafenesë dhe dy në zonën e godinave financiare të qytetit.Për të parandaluar ndonjë shpërthim të mundshëm policia ka mbyllur zonën financiare, ku ndodhet Banka Qendrore e Australisë, si dhe mjaft banka të tjera të nivelit të dytë, ndërkohë që të gjitha rrugët drejt saj janë bllokuar nga policia.Policia gjithashtu ka evakuar edhe Teatrin e famshëm të Operas, pasi në të u gjet një pako e dyshimtë, pak çaste pasi u përhap lajmi i pengjeve në kafene.Kryeministri Australian, Toni Abot, ka mbledhur menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që policia e ka klasifikuar ngjarjen si sulm terrorist megjithëse negociatorët shpresojnë ende që të gjindet një zgjidhje paqësore.Pak orë para ngjarjes, një 25-vjeçar është arrestuar pasi dyshohej se po planifikonte një sulm terrorist në tokën australiane, si dhe për përfshirjen e tij në dërgimin e shtetasve australianë për të luftuar në Siri.Qeveria e ka rritur nivelin e alertit në maksimum që kur është bërë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që po lufton militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.Alarm për terrorizëm në Australi, merren peng 30 persona në një kafeneNjë person i armatosur ka marrë peng rreth 30 persona në një kafene në qytetin Sidnej në Australi.Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45 të mëngjesit të së hënës, ku një person i mbuluar me një veshje me shkronja arabe ka hyrë brenda në kafenenë e mbushur me klientë dhe nga një qese blu ka nxjerrë një armë gjahu.Dëshmitarët tregojnë se nën kërcënimin e armës ai ka detyruar disa nga gratë që ishin brenda të dilnin në dritaret e kafenesë me duart lart dhe të mbanin flamurin shahada që i përket grupit ekstremist al-Nusra Jabhat, i cili është duke luftuar me qeverinë e Asadit në Siri.1Pamjet e sotme televizive tregonin se të paktën 3 vetë qëndronin me duar të ngritura lart dhe një flamur me ngjyrë të zezë me shkronja arabe.Dëshmitarët kanë dëgjuar zhurma që dukeshin si të shtëna armësh, ndërsa nuk është raportuar ende për ndonjë viktimë të mundshme.Policia ka bllokuar vendin në pjesën qendrore të qytetit Sidnej, ku gjendet kjo kafene.Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, tha se nuk dihet nëse incidenti është i motivuar politikisht, megjithëse ai mund të jetë i tillë.Pas gjashtë orëve rrëmbimi tre persona janë parë duke u larguar nga kafeneja, ndërsa dy të tjerë dolën më vonë.Një prej pengjeve të liruar i ka thënë policisë se pengmarrësi kërkon të flasë direkt përmes një radioje me Kryeministrin e Australisë, ndoshta për ti komunikuar edhe kushtet për lirimin e pengjeve.Policia tha se negociatorët ishin në kontakt me personin e armatosur. Ndërkaq policia ka pretendime se terroristi i armatosur mund të jetë i veshur me eksploziv, megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.