Protesta në Moskë, kundër reformave në shëndetësi dhe arsim
Qindra moskovitë marshuan përmes kryeqytetit rus të dielën për të protestuar ndaj reformave në shëndetësi dhe arsim që kërcënojnë vendet e punës të shumë punonjësve nëpër spitale dhe shkollat e vendit.Me parrulla "Pa shëndetësi falas nuk ka Rusi", protesutesit marshuan në rrugët e qytetit, ku u panë edhe flamuj të organizatës më të njohur socialiste ruse "Fronti i kuq". Ata kërkojnë që në vend të rikthehet sistemi shëndetësor i ish-Bashkimit Sovjetik.Protestat e para kundër reformave nisën që në mes të tetorit, me publikimin në rrjetet sociale të një dokumenti të qeverisë, ku shpallej se shumë shpejt do të mbylleshin 15 spitale dhe 13 qendra mjeksore në vend brenda pak muajsh. Zyrtarë të ndryshëm pranuan se këto plane ishin në diskutim e sipër dhe asgjë nuk ishte vendour ende. Por sipas raportimeve më të fundit, në parashikimet e qeverisë për dy vitet e ardhshme, buxheti për shëndetësinë është relativisht i ulët në krahasim me investimet në fushat e tjera, pasi zë vetëm 4% të tyre, ndërkohë që 67% e buxhetit është planifikuar për zhvillimin e transportit dhe infrastrukturës.