Gaiani: Problemi i shpronësimeve, që kur u projektua bulevardi i Tiranës
Në një interviste ekskluzive për emisionin “Culture Box”, ambasadori Massimo Gaiani rrëfen projektin e arkitektëvë për të ndërtuar bulevardin kryesor të Tiranës qysh në vitet 1920-1925, një projekt i cili sipas ambasadorit Gaiani u përdor edhe për të shmangur problemet, siç ishin shpronësimet pasi edhe në atë kohë shpronësimet kanë qenë problem.“Padyshim është aksi monumental, bulevardi dhe dy sheshet në të dyja anët e bulevardit. Këto janë dizenjuar në vitit 1920-1925 nga arkitekti Brazini, i cili kishte një stil barok dhe përdori disa hapësira që ishin të lira. Duke përdorur këto hapësira boshë arkitektet arritën të dizenjonin këtë rrugë të gjerë që duhet të përshkonte edhe lumin Lana, megjithë pallatin i menduar si pallati i Presidentit, pra duhet të përfundonte drejt kodrës dhe duhet të kishte stil barok. Është një projekt që u përshtat edhe për të shmangur problemet për qytetin, pra aksi pësoi një rrotullim të vogël për të përdorur një rrugë që ekzistonte edhe më parë. Pra për të ulur, për të shmangur shpronësimet sepse edhe atëhere shpronësimet kanë qenë problem” tha Gaiani.Ndërkohë ambasada e Italisë në Tiranë organizoi një aktivitet të titulluar “Në gjurmët e Italisë në Shqipëri“. Një aktivitet i organizuar në bashkëpunim edhe me Institutin Italian të Kulturës dhe që ka të bëjë me gjurmët e arkitekturës italiane që nga viti 1925 deri në ditët e sotme.Një ndër projektuesit kryesor, por edhe mbështetësi i këtij aktiviteti, ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani tregon se ky projekt vjen në kuadër të aktiviteteve të 6 mujorit të presidencës italiane në Këshillin e Europës.