Akuzat për komplot nga Greqia për dopingun,Pirro Dhima: Sillni prova
Tirane- Pas akuzave të Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes Elez Gjoza për një komplot nga Greqia, për skandalin e dopingut të kampionëve shqiptarë të peshëngritjes reagon Presidenti i Federatës Greke të Peshëngritjes.Përmes zëdhënësit të tij Pirro Dhima është shprehur se nëse kanë dokumenta pala shqiptare ti paraqesë.“Ekipi përfaqësues i peshëngritjes shqiptare erdhi në Greqi për dy muaj për t’u stërvitur bashkë me përfaqësuesen greke.Shpenzimet për qëndrimin në Greqi, shqiptarët i mbuluan vetë. Se çfarë thonë tani është çështje e tyre, por nëse kanë dokumente që implikojnë Greqinë apo Luan Shabanin le t'i paraqesin” deklaron zëdhënësi i presidentit të Federatës Greke të Peshëngritjes” ka thënë Tasho Papakristo, zëdhënësi i Pirro Dhimës citojnë mediat greke.Tre kampionë shqiptarë në peshëngritje, 2 kampionë të botës, Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Hysen Pulaku kampion i të rinjve të Europës dolën pozitiv në testin antidoping.Presidenti I FSHP-së bëri përgjegjës për dopingun Luan Shabanin, pasi ai i stërviti./Oranews.tv/