Ekspozita Vizart, Helidon Haliti sjell ëndrrën e nisur 14 vite më parë
Një ëndërr e nisur 14 vitë më parë dhe pasioni për pikturën janë finalizuar në VIZART.Helidon Haliti ose siç i thërrasin miqtë e tij artistë "Piktori i ngjyrave" adhuron të pikturojë.Në galeri ka shumë punime të tij të cilat janë kryesisht peisazhe por edhe portrete, të cilat kanë një ndërthurje ngjyrash të kombinuara në mënyrë të përkryer me njëra tjetrën.Pikturat e tij ka vendosur të mos i humbasë kurrë, asnjërën prej tyre ndaj të gjitha i ka botuar në një libër të veçantë ku të gjitha kanë mundësinë të njihen më punën e tij ndër vite.Helidoni është artisti i cili nuk ndalet kurrë. Gjatë një vizite në studion e tij u njohëm edhe me punën e tij të fundit, një pikturë gjigande në të cilën prezantohet një kalorës ndaj dhe artisti ka vendosur ta quajë: “Fluturimthi drejt instiktit te gabuar…”