Nishani dekreton 21 qershorin datën e zgjedhjeve vendore
Tirane- Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot 21 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore të 2015.Është Kodi Zgjedhor që e detyron kreun e shtetit, që të caktojë ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhurit vendorë.Sipas Kodit Zgjedhor në nenin 9, përcaktohet se Presidenti duhet ta shpallë datën jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë, që në rastin konkret i bie 15 shtatori.Po sot Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë pretendimin e PD për shfuqizimin e ndarjes së re të territorit.Duke mbetur tek beteja për vendoret e 2015, Maxhoranca pritet të plotësojë trupën e komisionit qendor të zgjedhjeve brenda muajit janar.Deri më tani mësohet se ish anëtarët Ilirjan Muho i LSI dhe Denar Biba i PS pritet të rikthehen sërish të organi qëndror i zgjedhjeve, ndërsa emri i tretë do të jetë një femër, nga radhët e socialistëve.Por burime nga shumica qeverisëse nuk përjashtojnë as mundësinë e një riformatimi të plotë të këtij institucioni.Pritet, që fill pas plotësimit të KQZ, mazhoranca, të bëjë edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor, kërkesë e përsëriotur deri më tani nga institucioni më i lartë i zgjedhjeve, por edhe një domosdoshnëri, në rast se zgjedhjet do të bëhen sipas ndarejs së re të territirit, që e shohin Shqipërinë në 61 njësi vendore.
/sg.Oranews.tv/