Greqi, mbi 30 makina përplasen në autostradë, 1 vdes, 7 plagosen

Një aksident i rëndë rrugor ku u përfshinë 30 makina, 2 maune dhe një autobus që transportonte studentë ndodhi mbrëmjen e djeshme në kilometrin 61-të të autostradës Athinë- Lamia.Aksidenti shkaktoi një të vdekur dhe 7 të plagosur. Viktima është një 28 vjeçare e cila po udhëtonte me makinën e saj.Megjithë përpjekjet e zjarrfikësve vajza e pafat nuk arriti të mbijetonte, ndërsa është shëndosh e mirë miku me të cilën po udhëtonte./Oranews.tv/