Gjykata liron kërcënuesin e Filos, Xhelollari kërkon mbrojtje nga SHBA

Petrit Xhelollari që u arrestua për kërcënim ndaj kreut të Bashkisë së Korçës, një ndër banorët që ka protestuar kundër prishjes së banesave në bulevardin "Republika" ka kërkuar vetë mbrojtjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi 59-vjeçari është me nënshtetësi amerikane.Prokuroria e Korçës vendosi për 59-vjeçarin, masën "detyrim paraqitje". Petrit Xhelollari u arrestua mbrëmjen e të mërkurës pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga Sotiraq Filo, pasi ky i fundit thotë se është kanosur për shkak të detyrës, për të mos i prishur shtëpinë 4 katëshe, që preket nga zgjatimi i bulevardit "Republika", duke bërë kështu që çështja të marrë një kthesë tjetër.Petrit Xhelollari jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 20 vitesh dhe pas përplasjeve të ditëve të fundit mes Bashkisë dhe banorëve mbi vlerën e kompensimit të familjeve në atë lagje, ai është kthyer nga SHBA-të.Shtëpia e familjes Xhelollari, nuk është e vetmja që do të shembet, pasi 28 familje do të kenë të njëjtin fat. Pak ditë më parë, kryefamiljarët deklaruan se vetëm të vdekur do të dalin nga shtëpitë e tyre.                   ( Në foto: 59-vjeçari, Petrit Xhelollari, gjatë seancës gjyqësore)2