Defekt në sistemin kompjuterik, mbyllet për pak orë aeroporti i Londrës

Pas një ndërprerje prej pak orësh, aeroporti Heathrow në Londër rifilloi punën normalisht dhe avionët rinisën të uleshin dhe të ngriheshin.Fillimisht u raportua se hapësira ajrore e Londrës do të qëndronte e mbyllur deri në orën 20:00 për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik që administron kontrollin e trafikut ajror, por përmes një postimi në Twitter, aeroporti raportoi që fluturimet kishin nisur si normalisht.Edhe aeroporti tjetër i Londrës, Ljuton, rinisi punën normalisht,ndërkohë që probleme ishin raportuar edhe në disa aeroporte të tjerë, në Lids, Edinburg, Oksford, Bristol e Sauthempton. Ndërsa aeroportet në Birmingam dhe Mançester nuk raportuan defekte.Edhe Shërbimi Kombëtar Ajror i Britanisë konfirmoi se aktiviteti kishte rifilluar, pas mbylljes disaorëshe për të shmangur ndonjë problem apo rrezik të mundshëm. Heathrow është aeroporti më i ngarkuar në botë, në të cilin udhëtojnë 67 milionë pasagjerë në vit.Para bllokimit të hapësirës ajrore në Londër, një tjetër incident ndodhi në Heathrow, kur një dron i telekomanduar për pak sa nuk u përplas me një avion Airbus 320 teksa ky po kryente uljen në pistë.Fatmirësisht, piloti i avionit arriti ta shihte në kohë dronin, edhe pse i vogël, por që mund të kishte shkarkuar probleme nëse do të kishte përfunduar në një prej motorët e avionit.