Kosovë, ushtarët e NATO-s, ndeshje futbolli në emër të paqes
Pjesëtarët e forcave paqeruajtëse të NATO-s që shërbejnë në Kosovë përkujtuan armëpushimin e famshëm të ditës së Krishtlindjeve 1914 mes forcave gjermane dhe aleate.Para 100 vitesh, trupat gjermane dhe ato britanike ndërprenë luftimet në Belgjikë, për të festuar Krishtlindjet me një ndeshje futbolli.Edhe në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Sportit në Prishtinë, forcat e NATO-s u ndanë në dy skuadra, gjermane dhe aleate. E organizuar nga Ambasada britanike në Kosovë, ndeshja shërbeu gjithashtu për të dhënë mesazhe paqeje mes kombeve që dikur kanë qenë armiq të njeri-tjetrit.Lufta e Parë Botërore, e njohur edhe si Lufta e Madhe, zgjati për katër vjet nga 1914 e deri në vitin 1918 dhe në të humbën jetën 9 milionë luftëtarë dhe 7 milionë civilë.Një ditë më parë, në zonën ku ndodhi edhe ndeshja e famshme, pak metra larg fushëbetejës, u përurua nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, një memorial, me një top futbolli të vendosur mbi një predhë.Gjatë ceremonisë, ku mori pjesë edhe Princi Ulliam i Anglisë, pati edhe një inskenim të ndeshjes mes ushtarëve të veshur me uniformat e një shekulli më parë.