Guvernatori, Malaj: Plotësimi i Këshillit do kishte shmangur përplasjen President-Qeveri

Përpos debatit që pritet të shkaktojë emri për Guvernatorin e ri të Bankës së Shqipërisë që do të zevendësojë në postin më të lartë financiar ish-Guvernatorin, Ardian Fullani, analistët mendojnë se kjo nuk është zgjidhja e duhur.Për ekspertin e ekonomisë dhe ish-Ministrin e Financave, Arben Malaj, sot Banka Qëndrore gjendet në këtë situatë sepse si para ashtu edhe pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në thesarin e shtetit, Këshilli Mbikqyrës është i paplotësuar.“ Nëse do të kishte diçka urgjente duhej zgjidhur, e para Inspektori i Përgjithshëm që është atribut i Parlamentit për të përmirësuar mbikqyrjen e Bankës, aq më tepër kur u tregua se kishte probleme. Ka kohë, kanë kaluar katër muaj që nuk zëvendësohet.E dyta, në nëntë anëtarë të Bankës, sot mungojnë katër, duhet të ishin plotësuar. Ka vonesa nga të gjitha institucionet. Në formimin e Këshillit Mbikqyrës 5 anëtarë i ka Parlamenti, 2 prej tyre mungojnë. 3 anëtarë i ka qeveria, 1 prej tyre mungon. 1 anëtar e ka Këshilli Mbikqyrës i Bankës pas dorëheqjes së Civicit, asnjë prej tyre si ka plotësuar”.Sipas Malaj nëse sot Këshilli do të ishte plotësuar, atëherë do të plotësohej edhe kërkesa e mazhorancës që emri i Guvernatorit të dilte pikërisht nga ky Këshill dhe Presidenti nuk do të duhej të mendonte një kandidaturë tjetër.“Ndërtimi i institucioneve minimizon edhe krizat politike. Aktualisht Presidenti ka nxjerrë një dekret, mazhoranca ka qëndrimin e saj ndaj dekretit të Presidentit. Nëse do të ishin të nëntë anëtarët e Këshillit Mbikqyrës do të ishte më e qartë dhe më e lehtë edhe për Presidentin që atributin kushtetues që ka që ai e propozon, jo e emëron, do ta kishte zgjedhur nga 9 anëtarët e Këshillit Mbikqyrës”.Ish-kreu i Financave nuk i mohoi ambiciet e tij për një vend në Këshillin Mbikqyrës, por jo për postin e Guvernatorit.“ Edhe kur Presidenti bëri thirrje kush është abicioz për Guvernator të aplikojë, nuk aplikova sepse nuk e kisha atë ambicie”.Si e kspert ekonomie Malaj dha dhe një këshillë për klasën politike në vend që të gjejë sa më shpejt një zgjidhje sepse impakti i kësaj krize duket se do të jetë afatgjatë.