Të gjithë të sëmurit në Tiranë, spitalet e rretheve s’kanë mjekë specialistë
Pas datës 15 dhjetor në qendrat shëndetësore më afër vendbanimit do të nisë kontrolli bazë i popullatës nga 40-65 vjeç.Nuk do të ketë asnjë barrierë financiare për qytetarët, sepse ekzaminimet falas do të bëjnë si të siguruarit ashtu edhe të pasiguruarit.Por një nga problemet më të mëdha që ndeshen edhe në këtë proçes kontolli është mungesa e mjekëve specialist.“Duhet të ishin të paktën 300 mjekë më shumë në vend”, tha Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe mesa duket situata do të mbetet e tillë edhe për 8 vitet e ardhshme.“Tradicionalisht, jo vetëm në Shqipëri sistemi shëndetësor është i ndërtuar rreth sëmundjes. Le të krijojmë dhe një pol të dytë atë rreht shëndetit sepse jemi të bindur se këtë rreth sëmundjes nuk mund ta shmangim.Ne sot kemi boshllëqe të mëdha në trupën mjekësore në Shqipëri, na mungojnë në bazë të evidencave tona jashtë Tiranës 300 mjekë specialist dhe përsa kohë brezi i fundit i specializantëvë mbyll studimet në prill vitin e ardhshëm dhe brezi tjetër do të mbarojë pas 4 vjetësh, të paktën në dy vitet e ardhshëm ky numër do të na rritet nëse ne duam të shkojmë drejt mbulimit universal dhe nëse brenda pak vitesh do kemi një profil shumë të mirë epidemiologjik të shqiptarëve, cfarë mjekësh, infermierësh, farmacistësh do të na duhen në 20 vitet e ardhshëm.Prandaj vendosëm që të bëjmë një diskutim bashkarisht sepse ne besojmë sepse vetëm nëse e ndërtojmë këtë program bashkarisht dhe kemi vullnetin për ta zbatuar bashkarisht do të kemi bërë një hap të mirë jo vetëm për të patur burime njerëzore eficente por edhe për të ngushtuar një lloj hendeku që është krijuar dhe nuk po ngushtohet”, tha Beqaj.Ndër vite vihet re se janë më të paktët në numër personat që kërkojnë konusultat apo shërbimet në qëndrat shëndetësore.70% e pacientëve i drejtohen vetëm spitaleve për arsye të burokracive në shërbimin shëndetësor parësor. Ministri u tërhoqi vemendjen mjekëve dhe tha se duhet të jenë në orare në punë.“Është e domosdoshme që mjeku duhet të jetë 10 minuta para se të fillojë orari i punës për kontrollin bazë, sic në fakt duhet të jenë në vendin e punës për ti shërbyer qytetarëve.Për fat të keq është e disata herë në aktivitetet publike ku unë jam prezene, të paktën në mbledhjet me mua oraret nuk i respektojnë. Me mua mos i respektoni, por ju kërkoj me insistim ta respektoni me qytetarët sepse me ata e kemi kontratën”, tha Beqaj.900.000 persona pritet të bëjnë check up dhe për të gjitha llojet e sëmundjes do të ketë një regjistër kombëtar.Për të shmangur fluksin dhe që burimet njerëzore t’i përballojnë këto ekzaminimet, qytetarët do të bëjnë check up në muajin e tyre të lindjes.Deklaratat e ministrit Beqaj u bënë gjatë një konference për mbulimin universal, ku theksoi se për të arritur deri te mbulimi universal nevojiten 4 gjera:-Sistem shëndetësor i dizenjuar mirë-Na duhen kapacitetet për t’i trajtuar, pastaj një sistem i përballueshëm nga ana financiare-Duhet të kemi një listë barnash dhe një listë teknologjish diagnostuikuese-Na duhet një trup profesionistëet e trajnuar dhe e motivuar