Mustafa merr detyrën nga Thaçi
Kryeministri i ri i Kosovës Isa Mustafa mori sot zyrtarisht detyrën e re. Ish-kryeministri Hashim Thaci, sot zëvendës kryeministër dhe ministër i Jashtëm, i dorëzoi celësat e zyrës aleatit të tij përmes një ceremonie zyrtare.Pas himnit të Kosovës, ish kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri i ri Isa Mustafa u përkulen para Flamurit dhe më pas hyn në ndërtesën e qeverisë ku Mustafa drejtoi edhe mbledhjen e parë të qeverisë.Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës u votua nga parlamentitë martën me 73 vota pro, 38 vota kundër dhe 1 abstenim.Miratimi i qeverisë zgjidh ngërcin që përfshiu Kosovën pas zgjedhjeve të përgjithshme.Kabineti i ri i qeverisë së KosovësKryeministër i Republikës së Kosovës – Isa MustafaZëvendëskryeministër i Parë – Hashim ThaçiZëvendëskryeministër – Kujtim ShalaZëvendëskryeministër – Branimir Stojanovic1. Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaçi2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami3. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi4. Ministria e Diasporës – Valon Murati5. Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuçi6. Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci8. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani9. Ministër pa portofol Edita Tahiri10. Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni11. Ministria e Shëndetësisë – Imer Rrahmani12. Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku13. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami14. Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli15. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala16. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi17. Ministria e Financave – Avdullah Hoti18. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Slobodan Petrovic19. Ministria për Komunitete dhe Kthim – Aleksandar Jablanovic20. Ministra e Administrates Publike – Mahir Yagcilar21. Ministër pa portofol - Rasim Demiri.