Akuzohet për krime luftë ndaj shqiptarëve, gjykimi për serbin Oliver Ivanoviç nis më 18 dhjetor
Gjykimi i Oliver Ivanoviçit dhe katër serbëve tjerë të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë do të nisë të enjten e 18 dhjetorit.Gjykimi i Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve tjerë të akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në Gjykatën Themelore në Mitrovicë do të nisë të enjten e 18 dhjetorit.Deklarata është thënë nga zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Salomon dhe është transmetuar në mediat kosovare.Dragana Salomon ka theksuar se aktakuza do t’iu lexohet po atë ditë të akuzuarve, kurse vazhdimi i procesit gjyqësor do të pasojë nga fundi i janarit.Nebojsha Vlajiç, avokat i Ivanoviç, thotë se më 18 dhjetor gjykimi do të jetë vetëm formal.Në fund të dhjetorit bëhen 11 muaj që nga arrestimi i Ivanoviçit i cili ngarkohet me akuza të rënda për vrasjen e shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Mitrovicë.