Ekskluzive/ Ora News siguron pamjet e makinës në flakë. Vdes 22 vjeçari në Fushë Krujë

Fushe Kruje- Një aksident i rëndë i shënuar mesnatën e së enjtes, 11 dhjetor 2014, në aksin Fushë Krujë-Laç, pranë fshatit Borizanë, i mori jetën një 22 vjeçari ndërsa plagosi një tjetër të ri.Nga të dhënat e para mësohet se makina është përplasur me bordurën ndarëse të rrugës, më pas me një furgon mallrash dhe më pas ka marrë flakë.Ekskluzivisht Ora News siguroi pamjet e shpërthimit të makinës në flakë dhe momenti kur zjarrfikësit ndërhynë për t'i shuar[caption id="attachment_434853" align="alignnone" width="655"]aksidenti-fushe-kruje Makina ne flake ku gjeti vdekjen 22 vjeçari[/caption][caption id="attachment_434830" align="aligncenter" width="655"]aksidenti lac Ne foto makina me te cilen u aksidentua dhe humbi jeten 22 vjeçari Edmond Xaka[/caption]Viktima është Edmond Xaka 22 vjeç nga fshati Borizanë, drejtuesi i mjetit, ndërsa i plagosur mbeti Luan Hysa, 21 vjeç .I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumave në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nisin hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.  /Oranews.tv/