Korça krahinë autonome, përkujtohet 98-vjetori para shtatores së Themistokli Gërmenjit

Në Korçë u përkujtua 98 vjetori i shpalljes krahinë autonome nga patrioti i madh Themistokli Gërmenji. Ngjarja historike u përkujtua me vendosjen e kurorave me lule para shtatores së patriotit. Ngjarja historike sintetizoi luftën dhe qëndresën e popullit të Korçës kundër fqinjëve grekë që pretendonin territore në Shqipëri.Korçë - Me një ceremoni të thjeshtë para shtatores së patriotit të shquar, Themistokli Gërmenji, në Korçë u përkujtua 98 - vjetori i Shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, ngjarja që sintetizoi luftën dhe qëndresën e popullit të Korçës kundër babëzisë greke për aneksim territoresh.Ishte pikërisht 10 dhjetori 1916, kur qytetarët u mblodhën në shkollën e Shën Gjergjit, ku Themistokli Gërmenji do të deklaronte vetëqeverisjen e Korçës.Pas ceremonisë para shtatores së Themistokli Gërmenjit, drejtues të pushtetit vendor zhvilluan vizita në familjet e patriotëve./Oranews.tv/